Zemra është bërë për t’u thyer
Oscar Wilde
Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm një moment. Dhimbja e dashurisë zgjat sa një jetë
Bette Davis
Lumturia është dyqani i qelqurinave. Dashuria është demi.
L. Mencken
Dashuria nuk humbet asnjëherë. Nëse nuk është reciproke, do të kthehet pas dhe do të zbusë e pastrojë zemrën.
Washington Irving
Zemra do të thyhet, por e thyer do të vazhdojë të jetojë
Lord Byron
E çuditshme se sa herë duhet të thyhet një zemër, përpara se vitet ta bëjnë atë të mençur
Sara Teasdale
Ndonjëherë gjërat e mira ndahen, me qëllim që gjërat edhe më të mira të bashkohen
Marilyn Monroe
Kura për një zemër të thyer është e thjeshtë, zonjë e dashur. Nja vaskë e ngrohtë dhe një gjumë i mirë.
Margaret George
Gjëja më e trishtë për dashurinë është, jo vetëm që nuk zgjat përgjithmonë, por edhe që thyerja e zemrës harrohet shpejt
William Faulkner
Zemrat mund të thyhen, po mund të thyhen. Nganjëherë mendoj se do të ishte më mirë të vdisnim kur ato të thyeshin, por nuk ndodh.
Stephen King
Më mirë të kem një krah të thyer, se sa një zemër të thyer
Christie Brinkley
Tragjedia më e madhe e jetës nuk është që njerëzit vdesin, por që ata pushojnë së dashuruari
Somerset Maugham
Kur të thyhet zemra, asgjë nuk ka më rëndësi. Eshtë fundi i lumturisë dhe fillimi i paqes
George Bernard Shaw
Sa do të doja të isha sërish një vajzë e vogël, sepse gjunjtë e vrarë janë më mirë se sa zemra e thyer
Julia Roberts
Ndonjëherë, kur të mungon një person, e gjithë bota të duket e shpopulluar
Alphonse De Lamartine
Mos lejo kurrë që dikush të jetë prioriteti yt, ndërkohë që ti je thjeshtë një opsion për të
Mark Twain
Ngul thikën në trup dhe do të shërohet, por lëndoje zemrën, dhe do të zgjasë për gjithë jetën
Mineko Iwasaki
Emocioni që të thyen zemrën, është ndonjëherë i njëjti që e shëron atë
Nicholas Sparks
Jeto I Lumtur.al