JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjerohet zjarri tek Qyteti Studenti, rrezikohet magazina 3-katëshe dhe dy banesa….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zjarri në “Qytetin Studenti” ka marre permasa me te medha sesa pritej. Flaket kane pushtuar një gdoinë 3-katëshe, bodrumi i së cilës shërbente edhe si magazinë rrobash.

Flaket në bordum janë të përmasave të mëdha, duke sjellë dëmtimin e kollonave mbajtëse të godinës e cila tanimë rrezikon edhe të shembet.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ende po luftojnë me flakët dhe po hetojnë për prejardhjen e tyre.

Sipas News24, zjarri rrezikon dy banesa në afërsi të magazinës. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike brenda magazinës.

Dy makina zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(ngjarja paraqitet shume me masive dhe me e rende):

Informacion paraprak

Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top