Një fëmijë i mitur rreth 3 vjeç është gjetur nga forcat e Posaçme Shqiponja, pasi ishte larguar nga banesa në qytetin e Elbasanit.
Prinderit e alarmuar pasi nuk kane pare djalin aty ku e kishin lene per te luajtur, telefonojne menjehere policine.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Fëmija është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve teksa ishte duke luajtur pas pallatit.
Ai kishte mundur të përshkuante 3 km nga banesa e tij në momentin që u gjend nga efektivët e policisë.
Vogëlushi u gjet në afërsi të Universitetit të Elbasanit, ndërkohë që banesa nga ku u largua është në lagjen Vullnetari.
Ka qenë ndërhyrja e Forcave Shqiponja dhe kërkimet e bëra që fëmija 3 vjeç të gjendet brenda një ore dhe t’i dorëzohet familjarëve.
Vogelushi ishte shendoshe e mire dhe nuk kishte pesuar asnje problem…jetoilumtu.al/