Zhdukja e 700 kg kanabis, ‘humb’ edhe Leonardi mik me 2 shqiptarët që u vranë në Greqi

Jil
Jil
1 Min Read

GREQI- Një sasi prej 700 kg kanabis duket se ka futur në telashe mjaft persona. Pas vrasjes se dy shqiptarve 2 ditë më parë në Greqi dhe 49-vjeçarit Edmond Papa pak ditë më parë në Tiranë, duket se dhe një tjetër “fajtor” është ndëshkuar.

Mediat greke bëjnë me dije se në 24 orët e fundit është zhdukur edhe një tjetër person me origjinë shqiptare i quajtur Leonardo, i cili ka pasur marrëdhënie mjaft të afërta me dy viktimat e atentatit mafioz në Greqi.

Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin. E po ashtu nuk përjashtohet fakti se do të ketë të tjera eliminime nga rivaliteti mes bandave për kanabisin e humbur.

Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Oraganja u vranë në Greqi me 7 plumba mbrëmjen e të dielës. Vetëm disa ditë para tyre u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa në Tiranë.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *