JiL.al - Jeto i Lumtur

Zhdukja e Ervis Martinajt, Hoxha zbardh detaje të forta: Duhet ndjekur pasuria e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se duhet ndjekur pasuria e Ervis Marinajt, në mënyrë që të hidhet dritë në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit.

Në një intervistë televizive, Hoxha u shpreh se Ervis Martinaj kishte krijuar një organizatë, ku ishte përfshirë shteti, policia, krimi financiar dhe politika.

“Kam filluar ta trajtoj me seriozitet pistën e një simulimi, ose më saktë pistën e një inskenimi të vrasjes. Nga ana e Martinajt, por jo vetëm

Unë po them që janë të dyja pistat, kanë fuqi të barabartë hetimi dhe nuk mund të abuzojmë, por nuk mund të themi që është vrarë, siç thonë me bindje xhaxhai dhe shumë kolegët tanë.

Ashtu siç nuk mund t’i vësh pikën që kjo është inskenim. Unë ngul këmbë, nëse do duam të dimë për fatin e Ervis Martinajt, ne nuk duhet të mbetemi te individi, por organizata e Ervis Martinajt, një organizatë tipike, ku është përzier, shteti, policia, krimi financiar, politika.

Xhaxhai dje tha që na kërcënuar kryeministri, e fajësoi kryeministrin. Por nga ana tjetër unë mund t’ju them një element, në zgjedhjet e 2021, një kandidati socialist, që sot është deputet, Ervis Martinajt i dhuroi 1500 kompjutera, për fushatë. Donacion, biznesmen ishte, donacion 1500 kompjutera.

Nuk e ndajmë dot 100%. Dihet që familja e tij ishte e djathtë, pro Partisë Demokratike. Por nga ana tjetër, biznesi i tij lulëzoi në kohën e Edi Ramës, llotot e tij lulëzuan dhe madje lulëzuan kur ishin ilegale. Duhet ndjekur paraja, pasuria e Ervis Martinajt.”, theksoi ai.

Scroll to Top