JiL.al - Jeto i Lumtur

Zhdukja e Ervis Martinajt, kush janë dy kushërinjtë që u morën në pyetje (EMRAT)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Astrit dhe Jasin Avdylaj janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë që nga data 9 tetor. Marrja në pyetje e tyre është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës.

Kanë qenë efektivët që kanë shkuar në banesat e Abvdylajve, duke qenë se kushërinjtë lënë lënë në masën ‘arrest shtëpie.

Të pyetur si persona në dijeni për lëvizjet e fundit të Martinajt, Astriti dhe Jasini janë shprehur se ata ndodhen në arrest shtëpie dhe nuk e kanë idenë se ç’mund të ketë ndodhur me 40-vjeçarin e zhdukur.

“Ne jemi në arrest shtëpie, ç’ka do të thotë se jemi gjatë gjithë kohës të monitoruar nga policia. Nuk kemi dijeni për të! S’kemi kontaktuar,”- janë shprehur ata.

Krahas marrjes në pyetje të Astrit dhe Jasin Avdylajt, i është ushtruar edhe kontroll në banesa, por ku nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Kjo marrje në pyetje vjen pas kontrollit që u ushhtrua në dy banesat e Avdylajve më 10 tetor.

Kontrollet e zhvilluara nga RENEA në Shijak zbuluan e sekuestruan sende që të ndihmonin në gjetjen e gjurmëve të të shumëkërkuarit Martinaj, por asnjëherë nuk u bë me dije se për çfarë sendesh bëhej fjalë.

Raportimet në media treguan se uniformat blu shkuan atje për të gjetur gjurmë biologjike të të shumëkërkuarit, si përshembull, njolla gjaku. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Scroll to Top