Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer këtë të enjte në kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa është ndërhyrë edhe nga ajri për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht në kodrat e Kaninës në sipërfaqen me ullinj, ndërsa flakët e mëdha rrezikojnë edhe banesat që ndodhen përreth.