Zjarr në pallatin 9 katësh në Tiranë, policia tregon shkakun

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një apartament në katin e nëntë të një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele pranë Gjykatës në Tiranë.

Zjarri mësohet se ka rënë për shkak të flakëve në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por disa banorë kanë shfaqur probleme me asfiksimin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top