Zjarre në zona të ndryshme të Shqipërisë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqipëria po përballet prej disa javësh me një situatë problematike të zjarreve të shfaqura në zona të ndryshme të vendit nga veriu në jug, duke shkaktuar dëme të shumta.

Të ejten paradite autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit ishin rregjistruara 14 vatra, nga të cilat ishin ende aktive 4 prej tyre në Kurbin, Gramsh dhe Pogradec.

Ndërkohë gjatë ditës u njoftua për zona të reja të përfshira nga flakët, si në Mallakastër, ku zjarri ishte shpërndarë një sipërfaqe prej disa hektarësh të mbjellë me ullinj. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar disa qindra forca nga institucione të ndryshme.

Gjatë muajit korrik në të gjithë vendin pati 360 raste zjarri, ndërsa që prej fillimit të muajit gusht, janë mbi 260 vatra të rregjistruara. Në një pjesë të operacioneve është dashur edhe ndërhyrja nga ajri. Përveç helikopterëve të ushtrisë së saj, Shqipëria i është drejtuar disa herë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, në kuadër të të cilit janë dërguar në një kohë shumë të shpejtë avionë nga pala greke./

jetoilumtu.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *