JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarri në kodrat e Llogarasë, nis shuarja e flakëve me helikopter..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë, mbi fshatin Palasë të Vlorës.

Nderkohe ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve, duke qenë se ndërhyrja nga toka është e vështirë, për shkak të terrenit të vështirë.

Gjithashtu, punonjës të forcave zjarrfikëse dhe forca të zonave të mbrojtura po mundohen të vënë nën kontroll zjarrin.

Helikopteri po tenton të shuajë flakët, të cilat janë shumë pranë detit, ku ndodhen edhe pushues të huaj dhe vendas.

Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshohet se vatra e zjarrit ëhstë krijuar nga shkënditë dhe rrufetë.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top