Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kombetarja e Zvicres fitoi 2-3 me Serbinë në perballjen e radhes ne grupin G të Kupës së Botës.
Helvetët lanë keshtu jashtë kompeticionit serbët. Për Zvicrën shënoi edhe Xherdan Shaqiri për të kualifikuar skuadrën e tij në 1/8.
Në fund pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.
Ndeshja nisi mirë për Zvicrën, ku Shaqiri me një gol qe e shënoi pas 20 minutave lojë. Asisti i Sow bëri që Shaqiri të tundte rrjetën duke bërë që të kishte gol shqiptar edhe në këtë Botëror.
Në minutat 26 dhe 35 Serbia përmbysi ndeshjen me Mitrovic dhe Vlahovic, ndërsa në minutën e 44 Breel Embolo dërgoi shifrat në 2-2.
Pjesa e dytë nisi mirë për helvetët, teksa Freuler shënoi për 2-3. Avantazhi i Zvicrës erdhi pas një pasimi dhe aksioni model të nisur nga Shaqiri, ndërsa në fund fati ishte me zviceranët që kalojnë në 1/8 dhe përballen me Portugalinë.
Fundi i ndeshjes solli tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë, me arbitrin që ndëshkoi shqiptarin me karton të verdhë, si edhe Milenkovic te serbët.
Pas tre ndeshjeve në grupin G, Brazili kualifikohet si i pari në grup dhe luan në 1/8 me Korenë e Jugut, ndërsa po me gjashtë pikë Zvicra kalon si vendi i dytë dhe përballet me Portugalinë.
Kameruni me katër pikë në vendin e tretë i jep lamtumirën eventit, teksa Serbia me një pikë largohet e turpëruar nga ky event.