
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Vijon të endet gjyqeve 81-vjeçarja në Nartë të Vlorës, Lefkotheia Karasa, e cila akuzohet për ndërtimin pa leje të një koteci pulash.
E moshuara shprehet se ndihet e lodhur nga kjo histori. Ajo shtoi se djali i kishte thënë se do të vinte vetë nga Greqia për këtë çështje, por që deri tani nuk ka ardhur.
“Unë ndihem e lodhur e këputur. Ça t’u bëj. Më zuri halli, ata në Greqi s’dinë fare ça bëhet. Djali më mori ka dy javë edhe më tha. Më morën 2-3 policë, unë i thashë ça kam bërë, a kam vrarë njeri”, u shpreh e moshuara.
Gjithçka ka ndodhur pas denoncimeve të fqinjit prej të cilit e moshuara tha se ka marrë edhe kërcënime.
Kujtojmë se rreth një vit më parë, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa është dënuar me 4 muaj shërbim prove për ndërtimin pa leje në banesën e saj në Nartë të Vlorës, ndërkohë që Gjykata vendosi të konvertojë në shërbim prove dënimin me 2 muaj burg.
Avokati i 81-vjecares tha se e merr edhe e çon vetë të moshuarën në gjykatë, pasi ajo është e vetme dhe fëmijët i ka jashtë Shqipërisë.
“Ndalimi nga policia është bërë para 1 viti e gjysmë, ku plaka është marrë pa veshur nga shtëpia dhe e kanë shoqëruar në komisariat. Seanca e fundit ka qenë para dy ditësh, ku erdhi dëshmitar edhe inspektori i zonës, që dëshmoi se nuk ka objekt të ri.
Është hera e dytë që i hapet kjo histori, pasi ajo është dënuar një herë për këtë çështje. Kjo nënë ngeli nëpër dyert e gjykatës dhe prokurorisë. Pra unë kam ngelur në këtë histori me nënën dhe jam i detyruar ta çoj deri në fund”, u shpreh avokati.