Zgjidhni një diell dhe zbuloni diçka më shumë për personalitetin tuaj

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vijon të endet gjyqeve 81-vjeçarja në Nartë të Vlorës, Lefkotheia Karasa, e cila akuzohet për ndërtimin pa leje të një koteci pulash.

E moshuara shprehet se ndihet e lodhur nga kjo histori. Ajo shtoi se djali i kishte thënë se do të vinte vetë nga Greqia për këtë çështje, por që deri tani nuk ka ardhur.

“Unë ndihem e lodhur e këputur. Ça t’u bëj. Më zuri halli, ata në Greqi s’dinë fare ça bëhet. Djali më mori ka dy javë edhe më tha. Më morën 2-3 policë, unë i thashë ça kam bërë, a kam vrarë njeri”, u shpreh e moshuara.

Gjithçka ka ndodhur pas denoncimeve të fqinjit prej të cilit e moshuara tha se ka marrë edhe kërcënime.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa është dënuar me 4 muaj shërbim prove për ndërtimin pa leje në banesën e saj në Nartë të Vlorës, ndërkohë që Gjykata vendosi të konvertojë në shërbim prove dënimin me 2 muaj burg.

Avokati i 81-vjecares tha se e merr edhe e çon vetë të moshuarën në gjykatë, pasi ajo është e vetme dhe fëmijët i ka jashtë Shqipërisë.

“Ndalimi nga policia është bërë para 1 viti e gjysmë, ku plaka është marrë pa veshur nga shtëpia dhe e kanë shoqëruar në komisariat. Seanca e fundit ka qenë para dy ditësh, ku erdhi dëshmitar edhe inspektori i zonës, që dëshmoi se nuk ka objekt të ri.

Është hera e dytë që i hapet kjo histori, pasi ajo është dënuar një herë për këtë çështje. Kjo nënë ngeli nëpër dyert e gjykatës dhe prokurorisë. Pra unë kam ngelur në këtë histori me nënën dhe jam i detyruar ta çoj deri në fund”, u shpreh avokati.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *