Jetoj me harresën tende Brunilda Zllami

Jil
Jil
2 Min Read

Jetoj me harresën tende; Brunilda Zllami

.. ” Kur je i vetmuar ditët kalojnë ngadalë ,aq sa të duket se koha ka ndaluar diku dhe nuk do të eci më.
Ditët mbarojnë si pa u ndier ,por netet janë të gjata. Njerëzit që takon janë vetëm fytyra të ndryshme ,që të shfaqen si mirazhe që humbin menjëherë pas bisedës.Më pas mbetet një boshllëk ,I cili nuk mud të mbushet me fjalë.Por gjëja më e tmerrshme janë netët që zgjaten pambarimisht pa asnjë kuptim.ثndrrat nuk shfaqen më.Në vend të tyre ka makthe që shfaqen edhe kur lufton me të gjitha forcat t’I heqësh.
Askush nuk të kupton se ti je duke u munduar të fshish nga kujtesa ndjenja të cilat as që ke menduar ndonjëherë që do jenë pjesë e jotja.Por jeta të vë në provë.Në çdo cast duhet t’I tregosh asaj se je I gjallë.Në çdo cast duhet të kapesh me të gjitha fuqitë në një degë ,sado të hollë ,me shpresën se nesër do kesh diçka më shumë.
Ndonjëherë ke dëshirë të kuptosh se ia ke arritur qëllimit.Ke dëshirë të mendosh se ke mundur fantazmat e së kaluarës ,por nata rikthehet ritmikisht për të treguar se ende je I dobët Pastaj vjen mëngjesi.Një ditë e re ku shpreson.Por ndryshimet nuk duan të vijnë.Je tepër I plogësht për të kapur impulse e reja ,je tepër I papërgatitur për të gjetur një njeri tjetër ,që të të mbushur boshllëkun që të ka lënë dikush që e ke dashur me gjithë shpirt ” ..B.Z —Jetoj ne harresen Tende 2003)

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *