Disa media publikuan lajmin se Kiara Tito është e lidhur me një djalë jashtë shtëpisë.
Por “Iconstyle” e mohon për të gjithë publikun shqiptar dhe mediat këtë lajm.
Gjithashtu, djali me emrin Roni Koka kërkon të gjitha mediave që kanë shkruar për të këto ditë, të përgënjeshtrojnë lajmin që e bëri një personazh publik pa fakte dhe pa dëshirën e tij.
“Duke mos qenë person publik, e ruaj privatësinë time dhe nuk jap sqarime për gjërat që kam pasur, kam dhe do të kem. Por, e sigurt është që nuk jam në një lidhje me Kiara Titon.
Lajmet e pavërteta janë një shqetësim për të gjithë, ashtu si dhe për mua. Kërkoj mirëkuptimin e të gjitha mediave që kanë përmendur emrin tim, të sqarojnë për publikun që i ndjek situatën në fjalë dhe të marrin parasysh këtë deklaratë timen. Nuk jam i lidhur me Kiara Titon!”
Roni Koka dhe Kiara Tito nuk janë në një lidhje së bashku!
Kiara po vazhdon eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” ndaj herë pas here edhe pa fakte, është aluduar për historitë e saj jashtë shtëpisë. Luizi këmbëngul.noa.al