Ata vetë nuk e pranuan kurrë publikisht, por e kanë nënkuptuar në plotë raste, dhe pas hyrjes së Kiara Titos në BBV, romanca e saj me Butrint Imerin nisi të komentohej edhe më shumë se përpara. Edhe 5 vite pas ndarjes së tyre, ajo histori ka vazhduar të jetë kryefjalë e mediave.
Kiara foli vetë fillimisht për këngëtarin në “Big Brother VIP”. Më pas, Butrinti postoi në mediat sociale një foto të moderatores me kurorë në kokë. Duke parë vëmendjen që ajo tërhequr për shkak të programit dhe lidhjes me Luizin, ai e përdori edhe për promovimin e këngës të re duke nënkuptuar një surprizë që do të ndodhte pikërisht kur transmetohej reality-show
Ai e ka shfrytëziar sërish një ditë më parë këtë situatë, pasi postoi në Instagram një video ku shihej në Milano. Këngëtari shfaqej me gotë në dorë e më pas nxjerrë gishtin e mesit teksa shkruan “Gëzuar Shën Valentinin”. Videon e shoqëroi me këngën e Central Cee, “Let Go”, ku thuhet mes të tjerash: “E kupton se e ke dashur kur ajo ka ikur.”
Ndjekësve ndërkohë i është dukur mjaft i cuditëshëm fakti që ai e ka postuar videon fill pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës. Korrier