“Për momentin e kam çik të vështirë”/ Si Amos ra në kurth, nuk do jepte asnjë qindarkë për Luizin e Kiarën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Amos Zaharia nuk do paguante asnjë qindarkë për të surprizuar Luizin dhe Kiarën. Kjo u zbulua gjatë rrengut që iu bë në ‘Top Albania Radio’.

Ish-konkurrenti i ‘Big Brother VIP Albania’ u telefonua nga Anxhela, e cila i tha se po kërkon të mbledhë disa para nga të eleminuarit për të ngritur një balonë në shtëpinë e ‘BBV’.

Amos i tha se e ka të pamundur të paguajë 215 euro, ndërsa kur mësoi se balona do ngrihet për Luizin dhe Kiarën shtoi se nuk do ta bënte pasi ata kanë qenë kundërshtarët e tij në lojë.

Anxhela: Po i mbledhim të gjitha paratë nga të eleminuarit. Ne kemi mbledhur, 785 euro, na duhet që ta plotësojmë 1 mijë euro për të ngritur balonën, na duhet 215 euro nga ana juaj.

    “Për momentin e kam çik të vështirë të them të drejtën, për momentin e kam të pamundur”, thotë Amos.

    Anxhela: Po nëse mund ta shtyjmë, se ne këtë surprizë duam t’ia bëjmë Kiarës dhe Luizit.

    Amos: Aq më tepër për Luizin dhe Kiarën, kam qenë kundërshtari i tij.

    Anxhela: Mbase për t’i treguar të gjithëve se ajo ishte një lojë…

    Scroll to Top