Prej ditësh moderatorja Arbana Osmani po zhvillon një tur udhëtimesh së bashku me partnerin e saj regjisorin Eduart Grishaj.
Vendet të cilat ata kanë vizituar gjatë këtyre ditëve të cilat moderatorja i ka postuar në profilin e saj të Instagramit janë Italia, Londra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ajo ka postuar së fundmi.
Pak orë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Insta story një video ku shihet një burrë teksa I propozon të dashurës së tij, dhe kaq mjaftoi që moderatorja të shpërthentenë lot nga kjo gjë.
Këtë video ajo e shoqëron me mbishkrimin:
“Ne po ecnim në park dje dhe dëshmuam një moment romantik të dy personave komplet të huaj. Dhe hamendësoni kush nisi të qajë.”
Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother Vip 2”.