Mbrëmja e djeshme ka patur shumë surpriza ashtu si çdo e dielë tjetër me “Zemër Luana”. Ndonse ka realizuar menjëherë një sezon të suksesshëm tashmë në shtëpinë mediatike Klan, Luana nuk u ka shpëtuar as pyetjeve të sikletshme për dorëheqjen që ka dhënë kohë më parë nga televizioni Top Channel.
Mbrëmjen e djeshme autorja dhe moderatorja Luana Vjollca, ka provuar për herë të parë
sfidën ‘Në gojë të Luanit’ ose ndryshe ‘xhunglën’ e këtij programi, ku u është përgjigjur pyetjeve të forta, një ndër to pyetje ka qenë:
Luana, zakonisht lëvizjet mediatike bëhen për një jetë më të mirë, por levizja jote nuk u kuptua asnjëherë…Ndonse realizove menjëherë një sezon të suksesshëm në Tv Klan, njerëzit ende kanë një kuriozitet që është: arsyeja pse more vendimin për tu larguar nga televizioni Top Channel ku ishe një nga imazhet më kryesore dhe kishe emisionin më të mirë e të përfolur asokohe në atë televizion, ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë arsyen e vërtetë të dorëheqjes! Përgjigju me valle ose lahu në halle!
Madje kjo pyetje ka qenë edhe një nga pengjet e kapitenit të luanëve të verdhë, Olsi Bylyku, ndonse Luana sërish nuk ka dhënë një përgjigje por zgjodhi të bëhet pis nga goja e Luanit i cili I ka dhënë kokrra kafeje.
Ama diçka që u zbulua është fakti se ndonse është përfolur për largim, në të vërtetë, Luana Vjollca ka zbuluar për herë të parë se ka dhënë dorëheqjen.