Ish-banori i njohur i Big Brother VIP zbulon “sherret” në familje për Luizin: Debatoj shumë me vëllain, them ndonjëherë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Arbër Sulstarova, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Live from Tirana”.

Gjatë intervistës, ai sigurisht që u ngacmua pak edhe për BB VIP të këtij viti. Ai u shpreh se banorët e BB VIP2 duket sikur kanë hyrë me plane të qarta dhe kanë bërë një shkollë më përpara dhe tani po vënë në zbatim atë që kanë studiuar.

Por jo vetëm kaq, pasi ai u pyet nëse fokusi i madh i Luiz Ejllit është kthyer në një monopol?

“Njerëzit janë përfshirë shumë dhe ka disnivel të madh me konkurrentët e tjerë. Shoku im e mbron shumë Luizin ndërsa mua më pëlqen në lojë dhe në batutë. I them mundohu ta gjykosh më shumë objektivisht. Njerëzit e kanë bërë Luizin si pjesëtar të shtëpisë. Bëj debate edhe me vëllain për Luizin. Them ndonjëherë ‘sa i madh është’ por duhet të reflektosh dhe të thuash çfarë bëri tjetër gabim. Nuk duhet të përfshihesh shumë emocionalisht. Me karakteret që kanë qenë vjet Luizi do të smufohej më kollaj, nuk do ishte në qendër të vëmendjes”, tha Arbër Sulstarova.

Scroll to Top