JiL.al - Jeto i Lumtur

Sarah Berisha flet për herë të parë rreth zërave për shtatzëni dhe zbulon si i ka raportet me Einxhel Shkirën: Nuk e di çfarë kanë me mua

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mjafton një foto me barkun paksa të rrumbullakosur e një personazhi publik ose një veshje rozë/blu që njerëzit të fillojnë të aludojnë për shtatzëni. Kështu ka ndodhur edhe me blogeren Sarah Berisha e cila edhe pse ka deklaruar se plane të tilla janë të largëta kohët e fundit është përfolur disa herë se është në pritje të ëmbël.

Mbrëmjen e djeshme Sarah ka folur për herë të parë rreth kësaj deklarate. E ftuar në “Natë me Aulonën”, Sarah deklaroi se thjesht i pëlqen të hajë por nuk është shtatzënë. “Nuk e di çfarë kanë me mua. Jam shëndoshur se më hahet. Jo nuk kam qenë dhe nuk jam shtatzënë. Është shumë shpejt.”

Shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së saj me Einxhel Shkirën. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale ato nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Korrekte por jo miqësore.

Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin. Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj.”- deklaroi Sarah.

Jetoilumtur.al

Scroll to Top