JiL.al - Jeto i Lumtur

Nga shtatzënia e Ilda Bejlerit te ribashkimi Donald-Bora: 5 më të kërkuarit në Google për muajin maj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

 

Në fund të çdo muaji dhe viti Google, motori më i madh i kërkimit në internet, nxjerr disa bilance sa u përket emrave, temave, lajmet etj. më të klikuara.

Esmeralda Kaziu, eksperte e IT, e ftuar në “Shqipëria Live” zbuloi sot 5 lajmet më të klikuara në vendin tonë gjatë muajit që lamë pas. Bashkimi Bora-Donald dhe reagimi i Beatrix, presidenti i ri i Shqipërië, shtatzënia e Ilda Bejlerit, Dubai Porta Potty dhe arrestimi i Nuredin Dumanit janë 5 ngjarjet më të klikuara. Po ashtu, edhe videoja e vajzës nga Librazhdi dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilir Shaqirit.

“Ditët e fundit ngjarja më e klikuar ka qenë zgjedhja e presidentit dhe emri i presidentit Bajram Begaj. Ai është kërkuar me emrin e tij dhe postin përkatës që ka marrë së fundmi. Një nga çështjet më të klikuara dhe që ka interes të madh sipas raportit rankues të Google është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix. Edhe këtë muaj janë në vendin e parë më të klikuar, ku Bora dhe Donaldi flitet se janë ribashkuar dhe reagimi i Beatrix ka marrë shumë vëmendje. Treshja ka marrë miliona klikime nga të gjitha lajmet për secilin prej tyre. Donaldi për 2021 ka qenë ndër më të klikuarit në Google. Një ngjarje tjetër që ka patur interes është Dubai Porta Potty. Shtatzënia e Ilda Bejlerit po ashtu po klikohet shumë. Ajo po e shijon në privatësi shtatzëninë e saj dhe ka patur goxha klikime. Renditet në 5 më të klikuarat. “Ilda Bejleri shtatzënia”, “Biznesi i Ilda Bejlerit”, janë disa nga togfajlëshat më të përdorur. Një ngjarje tjetër ka qenë arrestimi i Nuredin Dumanit. Po ashtu, në Top 5 në Shqipëri, mund të përmendim edhe videon e nuses nga Librazhdi.  Ka qenë edhe dasma e Ilirit dhe raporti i tij me Donaldin dhe mungesa e Donaldit në dasmën e Ilirit.”-

 tha Kaziu.

Sa u përket ngjarjeve në botë, fronin e mban gjyqi Depp-Heard, ndjekur nga ndarja e Pique-Shakira dhe Elon Musk.

“Në botë pa dyshim më i klikuari ka qenë gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Kjo çështje ka patur një interes goxha të lartë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë. Tashmë Gjykata e dha vendimin duke nxjerrë fitues Johnny-n. Në prill kryesisht është kërkuar me emrin e Amber, e cila ka regjistruar rreth 55.6 milionë klikime në Google. Edhe ndarja e Shakirës me Pique ka marrë shumë klikime. Një ndër 5 ngjarjet më të klikuara në botë është edhe lajmi për Elon Musk që thuhet se ka dashur të shkurtojë 10% të vendeve të punës.”– zbuloi ekspertja e IT.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top