Pas përfundimit të sezonit të “Për’puthen”, Olsa Muhameti paralajmëron projektin e ri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka përfunduar tashmë edhe sezoni i tretë i “Për’puthen”.

Pas përfundimit me sukses të këtij sezoni, autorja e programit ka paralajmëruar risi, shkruan.

Ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt që do të jetë ekstravagant.

Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti mbrëmë e ftuar tek “Goca dhe Gra” ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie, ku ka lajmëruar se do të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.

E me anë të një ‘Ask’ të bërë disa ditë më parë në ‘Instagram’, Olsa ka treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, të cilit i ka zbuluar dhe titullin që është ‘Kepi i Tundimeve’.

Nuk dihet nëse ‘Kepi i Tundimeve’ do të jetë versioni i ri i “Për’Puthen” apo një projekt i ri nga autorja, megjithatë na mbetet të presim se çfarë do të zbulojë vetë Olsa.

 

Scroll to Top