A jeni gati, sonte në mesnatë publikohen dy super-bashkëpunimet e kësaj vere

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bashkëpunimet janë kthyer në trend viteve të fundit në skenën shqiptare.

E tashmë kur ka nisur vera, bashkëpunimet kanë nisur të publikohen, shkruan.

Dy bashkëpunimet që pritet të thyejnë të gjitha sukseset pritet të publikohen sonte në mesnatë.

Njëra është bashkëpunimi i Noizyt me Loredanën, bashkëpunim ky që ka befasuar dhe gëzuar të gjithë fansat e dyshes.

Ndërsa bashkëpunimi tjetër është jo një dyshe por tre artistë janë bërë bashkë dhe do të na sjellin këngën e titulluar “Pare”.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Taynës, Mozzikut dhe Butrintit.

Të dyja projektet do të publikohen sonte në 23:59.

Nuk dihet nëse është rastësi apo e qëllimshme, por Loredana dhe Mozziku, publikojnë këngët e tyre në të njëjtën kohë, tashmë kur kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre.

Scroll to Top