“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë e bukur”/ Donald Veshaj ironizon Bora Zemanin në programin e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bora Zemani dhe Donald Veshaj vazhdojnë të mbeten kryefjala e të gjithë mediave. Ata dashur pa dashur janë në qendër të vëmendjes dhe jo më kot pasi së fundmi u fotografuan duke bërë shopping në Itali dhe mesazhet e koduara që i dërgojnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Programi i binjakëve Veshaj “Më lër të flas” është komentuar shumë nga publiku në lidhje me skeçet dhe thumbimet që kanë bërë në lidhje me situatat dhe deklaratat e forta nga personazhe të ndryshme apo komentet e ndjekësve.

Mirëpo në puntatën e sotme Donaldi ka bërë një skeç me të ftuarin e tij Capital T.  Ai e ka vendosur këngëtarin në studion e ‘Për’puthen’ ku aktori i humorit sillet si moderatorja ndërsa Romeo si opinionisti Arian Konomi.

Këngëtarit i shkojnë disa vajza duke e puthur dhe ajo çka u vu re ishin komentet e Donaldit i cili përsëriste disa herë:  “Loja me dy vajza nuk është asnjëherë e bukur”-

Mos vallë aktori i humorit në skeçin e tij ka ironizuar haptazi partneren e tij?

Për të gjithë ata që nuk e dinë ose nuk e mbajnë mend, disa muaj më parë gjatë programit të dashurisë, ndodhi një situatë e pakëndshme mes Mikelës, Ritvanës dhe Erionit. Gjatë përballjes së tyre në studio ajo që u vu re dhe u komentua nga të gjithë ishte komenti i moderatores, Bora Zemani në lidhje me qëndrimin e Erionit me dy vajzave.

“Ishte ky një sqarim pas gjithë fjalëve që Ritvana hodhi pak më parë, sigurisht që Mikela dyshon por i takon Erjonit të vërtetojë të kundërtën. Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë për këtë që thua, të paktën si femër e shpresoj shumë këtë sepse loja me dy vajza nuk është asnjeherë e bukur dhe unë mendoj që djali do dali i humbur në fund dhe nuk do ketë asnjërën”– tha ajo në atë kohë.

Pas fjalëve të Borës pati dhe shumë duartrokitje nga studio, pasi duket se reagimi i saj më shumë se kishte të bënte me situatën në Për’puthen, i referohej jetës dhe situatave të saj me ish-të dashurin, Donaldin dhe Beatrix Ramosaj, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

 

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top