Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë. Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe pas ndërhyrjes së të zotit të majmunit, situata është marrë nën kontroll.
Çfarë ndodhi?
Gjithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.
Policët bashkiakë kanë tentuar të kapin kafshën, por ajo është egërsuar duke i sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe dhe rifutur në kafaz.
Kuriozitete Lajme
Jeto I Lumtur.al