A do të pendohem që nuk i dhashë fëmijës tim të vetëm një vëlla ose motër?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nuk jeni të sigurt nëse duhet të keni një fëmijë të dytë? Më poshtë, gjeni një listë me pyetje për të qartësuar disi veten:

– Si do të ndryshojë jeta ime në një kohë të shkurtër nëse kam një fëmijë të dytë?

– A do të mund ta përballoj të kem një fëmijë tjetër?

– Si do ndikojë në karrierën time një shkëputje e dytë nga puna? A do të jem në gjendje të arrij objektivat e mia profesionale, apo do të ndëshkohem për marrjen sërish të lejes familjare?

Rishikoni përvojën tuaj të shtatzënisë dhe vitet e para me fëmijën, në aspektin mendor. Si ishte dhe a do mund ta bënit përsëri?

– A është partneri im i dobishëm? Si ishte ai/ajo në lidhje me fëmijën e parë?

– Si do të ndikojë një fëmijë tjetër në marrëdhënien time me partnerin tim?

Shumica e grave, dhe veçanërisht nënat, e kuptojnë se si lindja e fëmijëve ndikon në identitetin femëror. Gratë mund ta mirëpresin me kënaqësi amësinë, megjithatë ndikimi i një fëmije të dytë ose të tretë mund t’u ndryshojë jetën përsëri.

Psikologët e thonë me bindje se “nuk ka zgjedhje të drejtë apo të gabuar”.

Adam Grant, psikolog, sugjeron:

“Ne nuk duhet të besojmë gjithçka që mendojmë ose të brendësojmë gjithçka që ndjejmë”.

Ai këshillon që “të vlerësojmë fleksibilitetin mendor mbi vendimin e marrë”.

Faktori *kohë*

Njerëzit shpesh u thonë prindërve me një fëmijë se “do pendohen që nuk bëjnë një tjetër”. Por ky qëndrim kundërshtohet nga shumë njerëz. Një nga arsyet më të rëndësishme është faktori kohë. Ju mund të kaloni më shumë kohë “cilësore” me fëmijën tuaj dhe ndoshta, me një fëmijë të dytë – kalimi i kësaj kohe, mund të bëhet sfidues. Kjo varet nga shumë faktorë: si koha e lirë, gjendja financiare, mendore etj.

Në ditët e sotme, sigurisht që burrat bëjnë më shumë sesa bënë baballarët një ose dy dekada më parë, por gratë ende mbajnë peshën kryesore. 

Të pajisur me informacione të reja, ju mund të rishikoni pyetjet e mësipërme dhe të filloni t’u përgjigjeni atyre. Mund të ndodhë që për ju zgjidhja më e mirë të jetë mos t’i jepni fëmijës suaj një vëlla ose motër dhe për këtë s’duhet t’ju vijë aspak keq.

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top