JiL.al - Jeto i Lumtur

A ju del gjumi para alarmit? Ja ç’duhet të bëni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shumë njerëz e urrejnë zilen e alarmit çdo mëngjes, ndërsa të tjerë duan që të mos ishin zgjuar ndërkohë që bie alarmi.

Zgjimi minuta apo edhe orë para alarmit nuk është diçka e re, thanë disa ekspertë të gjumit për CNN, por mund t’u shkaktojë njerëzve shqetësime të vazhdueshme.

Faktorët e stresit kanë përkeqësuar gjumin. Pra, çfarë mund të bëni që të mos zgjoheni para alarmit?

Mos shikoni orën ose telefonin

Nëse zgjoheni papritmas herët në mëngjes, mos e kontrolloni orën. Të shohësh se është 3 e mëngjesit kur e keni vendosur alarmin në orën 7, mund të shtojë stresin. Kur nivelet e kortizolit rriten, trupi bëhet vigjilent. Ky proces është vështirëson gjumin sepse truri bëhet hiper-i angazhuar.

Ngrihuni nga shtrati

Pra, ndonëse duket e çuditshme, ekspertët thonë se është këshillë e mirë që të ngrihesh nga shtrati. Po, edhe në orën 3 të mëngjesit. Hiqni dorë nga ideja për të fjetur sërish gjumë. Kur veproni kështu, largoni presionin dhe ka më shumë gjasa që t’ju vijë sërish për gjumë. Çdo gjë, leximi i një libri, dëgjimi i muziks me volumë të ulët (por jo përdorimi i telefonit), mund ta shpërqendrojë pozitivisht trurin. Pasi të filloni të përgjumeni, kthehuni sërish në shtrat.

Shqyrtoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo

Nëse ndonjë faktor mjedisor ndryshon – si udhëtimet, orari i punës ose ndriçimi – ritmi cirkadian i trupit mund të ndryshojë, duke sinjalizuar një zgjim të hershëm të pakëndshëm përpara alarmit. Në këtë rast, mund të merrni masa si vendosja e një rutine për gjumin, ndryshimi i ndriçimit të dhomës etj.

Scroll to Top