Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ne njerëzit kemi një prirje për t’u dhënë më shumë rëndësi përvojave negative sesa atyre pozitive ose neutrale. Kjo qasje quhet paragjykim negativ.
Ja një shembull: Ju shkoni në mbrëmje në një hotel të bukur. Kur hyni në banjë, shihni një merimangë në lavaman. Çfarë do të qëndrojë më gjatë në memorien tuaj: orenditë e bukura dhe takimi romanik në dhomë, apo merimanga?
Shumica e njerëzve, sipas një artikulli të vitit 2016 për Nielsen Norman Group, do ta kujtojnë merimangën.
Pse njerëzit kanë një paragjykim negativ? Sipas psikologut Rick Hanson, një paragjykim negativ është ndërtuar në trurin tonë bazuar në miliona vjet evolucion kur bëhet fjalë për t’u marrë me kërcënimet. Paraardhësit tanë jetuan në mjedise të vështira. Ata duhet të mblidhnin ushqim duke shmangur pengesat vdekjeprurëse. Vërejtja, reagimi dhe kujtimi i grabitqarëve dhe rreziqeve natyrore (negative) u bë më e rëndësishme sesa gjetja e ushqimit (pozitiv).
Një nga mënyrat se si paragjykimi negativ është i dukshëm është se njerëzit, kanë neveri ndaj rrezikut: Ata priren të ruhen nga humbjet duke i dhënë rëndësi më të madhe edhe probabiliteteve të vogla. Për shembull: ndjesia negative e humbjes së 5,000 lekëve është më e madhe se ndjesia pozitive e gjetjes së 5,000 lekëve.
Edhe pse duket se negativiteti është një karakteristikë e paracaktuar, ne mund ta anashkalojmë atë. Ju mund të rrisni pozitivitetin duke pasur parasysh atë që është dhe nuk është e rëndësishme në jetë dhe të përqëndroheni në vlerësimin e aspekteve pozitive.