Agroturizmi fuqizon familjet në zonat rurale

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas Denaj, agroturizmi është kombinimi perfekt i bujqësisë me turizmin, i familjes me sipërmarrjen, i fermerit me tregtarin, i mikpritjes emocionuese me produktet cilësore ushqimore  shqiptare, të cilat sot kanë marrë një jehonë  në mediat ndërkombëtare.

“Agroturizmi si njësi ekonomike  është në fokus të zhvillimit ekonomik në mandatin tonë të 4 qeverisës, kjo falë një objektivi të qartë  për të fuqizuar familjet në zonat rurale e per të zhvilluar më tej  këto njësi për të rritur  mirëqënien e tyre”, u shpreh Denaj.

Një agroturizëm sot angazhon më shumë se 25  familje  dhe janë 11 hektar tokë  të punuar, duke ruajtur kështu farat autoktone, e duke ndjekur një protokoll cilësor brenda standarteve të BE, por njëkohësisht agroturizmi sot është kthyer në një model të suksesshëm  të punësimit të shumë të rinjëve, grave të cilat  sot i kanë dhënë një vlerë më të shtuar mikpritjes shqiptare , tha Denaj në  fjalën e saj në Kongresin e socialistëve.

“Sigurisht që shembujt e suksesit janë pafund në Shqipërinë tonë  nga veriu në jug , nga Tropoja në Konispol, nga Vermoshi në Përmet , ne kemi shembuj suksesi, ku ata që më parë kanë punuar  në emigracion janë kthyer, e kanë gërshetuar dijen  në tokë të huaj me dashurinë e tokës së etërve të tyre, theksoi ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.

Duke iu drejtuar socialistëve, Denaj tha, se kjo është një rrugë pa kthim, që vetëm qeveria socialiste mund ta zhvillojë këtë zhvillim eksponencial në 4 vitet e ardhshme . “Janë më shumë se  260 agroturizma sot, por ne synojmë 1000 agroturizma  në 2030 të një cilësie fantastike ndërkombëtarisht të njohur , ku absolutisht punësimi i të rinjëve, të rejave  dhe të gjithë zonave rurale do të jetë një fakt”, u shpreh Denaj, duke e mbyllur fjalën e saj me  vlerësimin,  se  brandi shqiptar do të marrë vlerën që meriton puna dhe djersa e tyre.

Scroll to Top