JiL.al - Jeto i Lumtur

Ata janë midis nesh!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në një kohë kur hipokrizia, xhelozia dhe ligësia janë në zenitin e tyre, ka akoma njerëz që i meritojnë fjalët pastërti dhe mirësi! Ata janë midis nesh! Ju do t’i njihni lehtë pasi ata kanë një buzëqeshje gati për të gjithë!

Vështrimi i tyre është i pastër si kristal dhe pasqyron të gjitha mirësitë që kanë në shpirtin e tyre në atë masë sa të mos mund t’i heqësh sytë nga ata!

A janë vërtetë të mirë apo pretendojnë – do të mendonin disa! E megjithatë! Veprimet e tyre vetëmohuese nuk do t’ju lënë t’i pyesni! Ata ndihmojnë me zemër pa pritur asgjë në këmbim! Të gjithë ata kërkojnë njohjen e atyre që nuk ofrojnë gjëra materiale, por të kujdesen dhe t’i duan ata! Ata kanë aq shumë dashuri brenda tyre për t’i kanalizuar, por duan të ndiejnë se edhe po marrin dashuri!

Shpesh bien viktimë e shfrytëzimit, natyrisht që ata e kuptojnë në një moment dhe janë shumë të lënduar nga kjo, por nuk mund të ndryshojnë. Ata bëjnë përsëri të njëjtat gabime sepse mendojnë me zemër! Besojnë se duhet të ketë akoma njerëz që vlerësojnë, që duan e që kujdesen.

Kështu që, kur ndjejnë padrejtësi,  largohen, pa shumë fjalë, mosmarrëveshje dhe shpjegime. Ashtu sikurse njerëzit me zemër të mirë hynë në jetën tuaj, ashtu edhe do t’ju lënë. Ndjaj, nëse jeni me fat që të takoni ndonjëherë një person të tillë, mos bëni gabim ta humbisni nga jeta juaj. E tëra çfarë ju duhet të bëni është t’i kushtoni vëmendje sjelljes suaj!

Scroll to Top