Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ka rëndësi çdo gjë bën sapo zgjohesh, pasi në varësi të se si nis dita, mund të parashikohet edhe vazhdimësia e saj. Këtu do ju rendisim 5 gjërat që duhet të bëni menjëherë sapo zgjoheni që të nisni ditën mbarë. Filloni nga nesër!
Hani mirë dhe në qetësi
Ngrihuni pak herët që të hani me terezi dhe konsumoni një mëngjes të bollshëm që dita të ecë me ritmin e duhur.
Të paktën 5 minuta duhet t’ia kushtoni fizikut
Bëni stretching, yoga ose ushtrime fizike sapo zgjoheni pasi do të mbusheni me energji dhe do ndikojë në cilësinë e ditës, por edhe të gjumit në mbrëmje.
Bëja qejfin vetes në mëngjes me një detaj të vogël
Vër këngën e preferuar, vendos një maskë në fytyrë teksa përgatit çajin, bëj çfarëdo që të bën të ndihesh mirë.
Përqëndrohu tek momenti
Largo telefonin dhe kushtoji 10 minuta vetes në qetësi. Mundohu të përqëndrohesh tek mendimet pozitive, pa i hyrë akoma stresit të angazhimeve të përditshme.
Mos e përdor telefonin për të paktën 30 minuta pasi zgjohesh
Do përqëndrohesh shumë më mirë gjatë ditës, nëse 30 minutat e para të saj nuk rri fare në telefon.