Big Brother “VIP2”, Arbana Osmani zbulon kur nis edicioni i ri

Jil
Jil
1 Min Read

Big Brother VIP ka qenë një nga programet televizive që tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri pati një edicion të suksesshëm, me befasi të shumta e personazhe të njohur të showbizit dhe jo vetëm.

Për edicionin e dytë pati aludime të shumta se kur do të nisë, ndërkohë që nuk ishte thënë ndonjë datë e saktë.

Prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani, në një deklaratë dhënë për median kosovare Telegraf zbuloi pak më shumë rreth këtij formati.

Ajo tha se pritet të nis së shpejti, por që mund të jetë edhe përgjatë muajit dhjetor.

“Big Brother VIP do të nisë shumë shpejt. Nuk ju them dot më shumë për momentin se e kemi shumë surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor, mund të jetë”, tha Osmani.

Krahas kësaj, nuk është zbuluar ndonjë figurë e famshme që mund të jetë pjesë e këtij edicioni, e që mendohet se gjithçka do të jetë befasi për publikun.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *