– DËSHIRA

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Një njeri gjeti llambën e Aladinit të hedhur diku. Duke qenë një lexues i mirë, ai e njohu çfarë ishte, e mori dhe e fërkoi. Papritur u shfaq magjistari brenda shishes, iu përul plot nderim njeriut dhe i tha:
– Jam në shërbimin tuaj, zotëri. Më thoni një dëshirë dhe do t’jua plotësoj. Ama duhet të jetë vetëm një dëshirë.
Duke qenë një birë i dhembshur, njeriu i tha:
– Dua të më ringjallësh nënën që më ka vdekur.
Magjistari rrudhi buzët dhe tha:
– Më vjen keq, zotëri, por këtë e kam të pamundur t’jua plotësoj. Më kërkoni diçka tjetër.
Duke qenë një tip i mirë e i zgjuar, njeriu tha:
– Dua që bota të mos harxhoj para për të vrarë njerëz.
Magjistari çudibërës u ndërdy duke gëlltitur pështymën me zor:
– Hëm… Si thatë se quhej nëna juaj?

 

Eduardo Galeano-

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top