Dhunimi i nënë e bir nga grabitësit, flet i afërmi: Erdhën me automatik e maska, i torturuan….

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nënë e bir janë dhunuar dhe grabitur nga 5 persona të armatosur pak pas mesnatës së të shtunës në Klos.

Pasi i kanë lidhur e dhunuar, hajdutët janë larguar nga vila trekatëshe duke grabitur një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekësh. Sipas një të afërmi, dy anëtarët e familjes që ndodheshin në ato momente në shtëpi janë  torturuar, ndërsa djalin e kanë rrahur “tmerrësisht shumë”.

“S’kishte ka ndodhur ndonjëherë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar, është hequr pushkatimi këtu. Ishte e ëma me djalin. E morën vesh lajmin kur pamë policinë. Kanë ardhur në orën 1 me automatik e maska. I kanë torturuar, i kanë goditur.

Çunin mesa mora vesh e kanë rrahur tmerrësisht, ata që kanë hyrë e kanë lidhur”, tha i afërmi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *