JiL.al - Jeto i Lumtur

“Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!” Arbana Osmani publikon fotot e rralla nga fëmijëria

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

Instagrami ditën e sotme mbizotërohet nga fotot e fëmijëve ose e të rriturve kur kanë qenë fëmijë. Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të gjithë duan të kthehen pas në atë që për shumë mund të jetë periudha më e bukur e jetës. Mes tyre edhe moderatorja Arbana Osmani.

Si rrallëherë, Arbana ka ndarë në Instagram disa foto nga fëmijëria, duke vënë në dukje se disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Mes tyre, Arbana ka publikuar edhe një foto kur ka qenë vetëm 4 vjeç teksa shihet duke moderuar një ‘nga spektaklet e saj’, gjë që dëshmon pasionin e saj për këtë profesion që fare e vogël.

“Mami im sapo më dërgoi këto foto nga fëmijëria dhe vura re se ca gjëra kurrë nuk ndryshojnë. Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve! (Foto e fundit jam unë 4 vjeç duke prezantuar “spektaklet e mia” natyrisht tek shtëpia e gjyshit në fshat)”– shkruan ajo.

Image

Arbana Osmani

Aktualisht Arbana është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë.

Image

Arbana Osmani

Në 2020 ajo dhe partneri Eduart Grishaj mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Teksa Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e parë.

Image

Arbana Osmani

Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top