Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nëse ju ndodh t’ju dalë gjumi gjatë natës, mund të jetë për një mori shkaqesh, të cilat mund të përfshijnë problemet shëndetësore, problemet psikologjike apo zakonet tuaja të gjumit.
Më poshtë keni disa praktika të higjienës së gjumit, që do t’ju ndihmojë të flini qetë gjatë gjithë natës, pa ndërprerje:
1. Mos përdorni tabako: Qëndroni larg kafeinës dhe alkooli gjatë ditës
2. Dilni jashtë ose në ballkon të paktën 15 minuta para se të flini
3. Bëni ushtrime të rregullta.
4. Lini një orar gjumi. Mundohuni të zgjoheni dhe të flini në të njëjtën kohë çdo ditë.
5. Mos dremisni, sidomos më vonë gjatë ditës.
6. Ndiqni një rutinë relaksuese para gjumit. Bëni një banjë të ngrohtë, dëgjoni muzikë të lehtë ose lexoni një libër.
7. Mbyllni ekranet elektronike. Mos përdorni pajisje që kanë ekrane para gjumit.
8. Mos e përdorni shtratin tuaj për asgjë tjetër përveç gjumit ose marrëdhënieve seksuale.
9. Mbajeni dhomën të pastër, të errët dhe të freskët.
10. Mos qëndroni shtrirë kot. Nëse ju del gjumi në mes të natës dhe nuk ju zë edhe pas 15 minutash, çohuni dhe dilni në ballkon. Merrni ajër të pastër dhe shkoni në shtrat sapo të ndiheni të lodhur sërish. Rezistojini përdorimit të celularit.