“Djajtë” F.M. Dostojevski –

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fragment i shkeputur nga F.M. Dostojevski – “Djajtë”

-Mos kini frikë, mos u bëni merak, – i spërdrodhi buzëz Nikollai Vsevollodoviçi.
-Them se më shumë ka keqardhje sesa turp në këtë punën time.
Kurse, sipas meje, jam unë ajo që duhet t’i mëshiroj e jo ata mua.
-Qenkeni e fyer, Maria Timofejevna?
-Unë? Jo! – tha me padjallëzi. -Aspak! Pashë si grindeshit, si zemëroheshit, por të qeshnit me gjithë shpirt nuk dinit. Sa shumë pasuri, sa pak hare! Më trishtoi ajo që pashë. Por tani për askënd s’më vjen keq, përveç vetes time.
-Më kanë thënë që keni bërë jetë të keqe me tët vella në mungesën time.
-Kush ju paska thënë? Gjëpura. Jam më keq tani, s’më ndahen ëndrrat e liga, ngaqë erdhët ju. E ç’e mbarë ju solli?
-Mos doni të ktheheni në manastir?
-E dija që kështu do më thoshit! Jo! Se tani as që kam si shkoj! Jam fillikat vetëm në këtë botë! Ёshtë vonë për mua të filloj jetën e tretë.
-Po ju shoh të pezmatuar, mos pandehni që s’ju dua si më parë?
-S’më ha fort meraku për ju, kam frikë nga vetja, mos nuk dashuroj dot ndonjë.

F.M. Dostojevski 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top