“Do ua mbyll gojën të gjithëve!” Beatrix Ramosaj flet për herë të parë, tregon nëse u mërzit nga ribashkimi Bora-Donald

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit shqiptar” ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.

Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.

Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”

Në fakt, Anotnela Berisha ka treguar se Beatrix ka qenë me të kur doli videoja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. 

Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata. Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”– tregoi Antonela para pak ditësh.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top