
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Mbreti Lir” është konsideruar nga kritika si një nga veprat më të rëndësishme dhe shumë aktuale e cila përshkruan dy prindër të moshuar; njëri Mbret dhe tjetri oborrtari i tij, të cilët refuzojnë fëmijët e tyre. Verbëria e tyre lëshon një furtunë ambiciesh dhe tradhtish, ndërsa familja dhe shteti janë zhytur në një luftë të dhunshme për pushtet, e cila rezulton në përfundime tragjike.
Kjo vepër ka nisur të vihet në skenën e teatrit “Metropol” që prej 30 Shtatorit dhe do të vijojë të jepet edhe përgjatë muajit Tetor. Por të folur për vënien në skenë të kësaj vepre ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, e cila luante në këtë shfaqje rolin Reganës, vajzës së dytë të Mbretit Lir, e cila siç e quan Rudina Magjistari është një personazh “që mos të daltë përpara”. Ajo ka treguar se si ka qenë eksperienca e saj në këtë shfaqje dhe se si e ka përjetuar ajo rolin e të “tmerrshmes” Regan.
Rudina Magjistari: Unë edhe tani kur të shikoj më duket çudi. Për herë të fundit të kam parë në skenë në rolin e vajzës së dytë, që ishte një personazh që mos të daltë përpara. Skena e takës së këpucës ka qenë e tmerrshme, ishte tejet e rëndë. Si e ke përjetuar atë moment, si e ke përjetuar vetë?
Armela Demaj: Me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Sepse sigurisht, unë jam edhe regjisore dhe kur jam duke interpretuar apo eksploruar personazhin kam një pamje tre dimensionale të së tërës, si perceptohet nga publiku, nuk e heq dot veten nga pjesa e të qenit spektator. Kështu që regjisorja donte që ajo skenë e veprës, specifikisht ajo skenë, të ishte pothuajse animaleske. Jonida Beqo, që është regjisore e shfaqjes donte që ajo skenë të ishte pikërisht skena ku grisen këto pamje të jashtme të kuruara të kësaj familje mbretërore dhe të dalin këto qenie kafshërore. Insitiktet e tyre bazë. Donte që pikërisht në atë skenë të dukej më së qarti, sepse ishte dhe skena që Shekspiri vetë e ka vënë që ndodhin dy vdekje dhe një nxjerrje sysh, por si nxirren sytë ishte zgjedhje e regjisores./tvklan.al