
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Sebastian Jallaj, 19 vjeç, nga fshati Llakatund, i cili është paraqitur vetë në spital.
Burime nga spitali i Vlorës thanë se i riu është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI
“Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” /abcnews.al/