‘E gjetëm të vdekur me…’/ Vëllai i Fiqiri Mjeshtrit: Ja amaneti që la, e dëgjuam në telefon kur vrau veten

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Besnik Mjeshtri ka rrëfyer momentin kur i vëllai Fiqiri Mjeshtri i dha fund jetës së tij pasi vrau baba e bir, Ilir dhe Kenando Shirën, në Klos mesditën e së mërkurës (12 tetor).

Ai rrëfeu bisedën e tyre të fundit në telefon ku i vëllai i la amanet fëmijët dhe dëgjuan në telefon kur vrau veten.

I vëllai tjetër i tyre, Fatmir Mjeshtri, vrapoi drejt livadhit ku po qëndronte viktima i fshehur por e gjeti të vdekur me armën tek koka.

Besnik Mjeshtri: “Pasi kreu krimin është larguar në këmbë, armën e ka pasur në dorë. Bërtisnin njerëzit, u çorientuam. Mora makinën time dhe erdha në shtëpi, po ulërinin njerëzit, po qanin. Se kishte vrarë akoma vëllai veten.  

Si përfundim vjen policia dhe i thashë “të vini, unë nuk largohem, s’kam kundërshtim, nuk kam punë as me polici as me gjë”. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni, hynë nëpër banesa.

Më thotë shefi Gëzim Murrani “Aman Besnik, lidhu me të”. E mora në telefon i shkoi zilja dhe e hapi: “I thash ku je?:, u përgjigj: “Diku këtej!”. I thashë “hajde dorëzohu se burgu mbarohet, kanë dalë të gjithë prej burgu! Bëhu burrë e hajde këtu dorëzuar!” Ishte i tronditur, tha “nuk vij”.

Ka fol Gëzim Murrani me të gati 20 minuta duke e lutur, pastaj i tha kaloja telefonin Besnikut. Mua më tha “amanet kalamajtë, të kesh amanet fëmijët”. Iu drejtova: “Pse po i le amanet, hajde takohemi, flasim nga afër. nuk të lëmë rrugëve, do të ndihmojmë”. “Jo, jo, më kalo Fatmirin”, më tha.

Foli dhe me Fatmirin, i tha të njëjtat gjëra. Fatmiri duke qarë në telefon dhe tha “e vrau veten”. Dëgjuam krismën e armës në telefon kur po fliste. I tha Fatmirit që ndodhej në një vathë, livadh i vjetër. Kur krisi arma shkoi Fatmiri dhe 2-3 policë e gjetën të vdekur me armë tek koka. Jam i tronditur.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *