JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë/ “Range Rover-i” përplaset me makinën e parkuar, ndërron jetë 20-vjeçarja dhe plagosen 2 të tjerë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
E rëndë/ “Range Rover-i” përplaset me makinën e

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme në Britani ku një vajzë rreth të njëzetave u vra dhe dy të rritur të tjerë u plagosën kur një “Range Rover”, me të cilin udhëtonin u përplas me një Tesla që ishte parkuar në një stacion karikimi dhe më pas fluturoi duke u përmbysur disa herë në një stacion të nëndheshëm hekurudhor.

Aksidenti, i denjë për filmat horror ka ndodhur në Londër dhe “Range Rover” u shkatërrua plotësisht teksa përfundoi në shinat e Piçadilly Line pranë stacionit të metrosë “Park Royal” në perëndim të kryeqytetit britanik, pak para orës 4 të mëngjesit të së hënës.

Shërbimet e urgjencës thanë se pasagjerja femër vdiq në vendngjarje, pikërisht jashtë karrexhatës A40 për në perëndim.

Videot dhe fotot nga vendngjarja tregojnë se “Range Rover” ishte larguar nga karrexhata e dyfishtë dhe u përplas me bordurat mbrojtëse përpara se të kalonte nëpër stacionin e karikimit që kthehet në linjën hekurudhore.

Drejtuesi i Range Rover-it, një burrë rreth të njëzetave, u dërgua në spital ku gjendja e tij cilësohet si kritike. Një tjetër pasagjere, gjithashtu një vajzë rreth të njëzetave, po trajtohet për lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Një burrë rreth të pesëdhjetave, për të cilin policia tha se ishte me Tesla-n e parkuar, u trajtua në vendngjarje pasi pësoi dëmtime të lehta.

Shefat e metrosë së Londrës pezulluan pjesërisht shërbimet midis Acton Toën dhe Uxbridge dhe A40 u mbyll, duke shkaktuar vonesa të gjata të trafikut për udhëtarët.

“Tesla ishte e parkuar. Makina tjetër u përplas në bagazhin e Teslas dhe u përmbys disa herë brenda në stacion, duke përfunduar më pas mbi shina”, tha burimi i policisë për “The Times”.

Andreë Wood, i cili jeton në një bllok apartamentesh pranë stacionit, tha se zhurma e një “mini shpërthimi” e kishte zgjuar atë në orët e para.

“Ishte një zhurmë e madhe, si një mini-shpërthim, rreth orës tre e gjysmë. Më pas heshti për disa sekonda dhe gjithçka që mund të dëgjonim ishte një alarm i makinës duke rënë.

Disa minuta më vonë gjithçka që mund të dëgjonim ishin sirenat dhe një helikopter policie sipër. Ishte kaos. Makina duhet të ketë shembur gardhin, sepse pas saj është shtegu i këmbësorëve dhe ka fluturuar mbi të”, zbuloi banori i zonë.

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top