JiL.al - Jeto i Lumtur

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj Kahlil Gibran

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj

Ata janë djemtë dhe vajzat e jetës

Që premton për ta,

Pse janë me ju, nuk ju takojnë juve,

U jepni dashuri, por jo mendimet tuaja,

Ata kanë të tyret,

Mund të kufizoni trupat, por jo shpirtrat e tyre,

Sepse ata burojnë nga shtëpitë e së nesërmes,

Atje ku ju nuk mund të arrini, madje as në ëndërr.

Mundohuni të bëheni si ata,

Por mos kërkoni që ata të bëhen si ju,

Jeta nuk shkon mbrapa, as nuk gënjen.

Ju jeni harku prej të cilit fëmijët tuaj,

Si shigjeta të gjalla, hidhen në ardhmëri.

Ndërsa Shigjetari sheh shenjën

në rrugën e përjetshme

Ai ju lëmon me pushtetin e vet,

Le të jetë kjo kënaqësi për ju,

Sepse Ai do shigjetën që fluturon,

Dhe harkun që është i qëndrueshëm.

Kahlil Gibran

Jeto I Lumtur.al