JiL.al - Jeto i Lumtur

FRAGMENT NGA “ALKIMISTI” I PAULO COELHO!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ditë të bukur, djaloshi ia ktheu librat anglezit.
A s’më thua, mësuat shumë gjëra? – pyeti ky i fundit, më një kureshtje të paduruar. Kish nevojë të llafosej me dikë për të harruar frikën e luftës.
-Mësova se bota ka një Shpirt dhe kush do arrijë ta kuptojë atë shpirt, do kuptojë gjuhën e gjërave. Mësova se shumë alkimistë kanë jetuar Legjendën Vetjake dhe kanë arritur të zbulojnë Shpirtin e botës, Gurin Filozofik Eliksirin e Jetëgjatësisë. Por, mbi të gjitha, mesova se gjërat janë aq te thjeshta, sa mund të shkruhen mbi një smerald. Anglezi mbeti i zhgënjyes. Vitet e studimit, simbolet magjike, fjalët e vështira për t’u kuptuar, pajisjet laboratorike, asgjë nga këto nuk i kish bërë përshtypje djaloshit. “Duhet të jetë shumë i trashë për t’i kuptuar këto gjëra”, mendoi. Mori librat dhe i futi në boçet e varura në shalën e devesë.
– Merruni me karvanin tuaj, – tha. – As unë s’mësova ndonjë gjë të madhe nga ai. Djaloshi nisi të sodisë pafundësinë e heshtur të shkretëtirës dhe rërën që ngrinin kafshët me thundra. “Secili mëson sipas mënryës së vet, përsëriste me vete thellë në shpirt. Ai ka mënyren e tij, unë kam timen. Por si njëri ashtu edhe tjetri, të dy jemi në kërkim të Legjendës Vetjake, prandaj e respektoj.”

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top