
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në vendin e quajtur “Kodrat e fshatit Dolan”, Maliq, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup, shtetasi B. T., 72 vjeç, banues në Dolan.
Para disa ditesh në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur vëllai i tij, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me 72-vjeçarin, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Njoftimi i policise :
Maliq/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Kodrat e fshatit Dolan”, Maliq, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup, shtetasi B. T., 72 vjeç, banues në Dolan.
Për këtë shtetas, më datë 07.10.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur vëllai i tij, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me 72-vjeçarin, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Vijon…