Vesel Kurtishaj, fituesi i ‘Big Brother 8’ ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, këngëtares Frosina Muji.
Propozimin romantik, Veseli ka zgjedhur t’ia bëjë në Dubai, në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Ka qenë Frosina ajo që ka postuar foto ku ka zbuluar për të gjithë ndjekësit unazën.
“Ai më kërkoi të jem e tija përgjithmonë në majë të botës”, shkruan Frosina.
Kujtojmë se vitin e kaluar, përmes një postimi në rrjetet sociale, Veseli dhe Frosina bënë publike lidhjen e tyre.