Isha ulur në një piceri me time shoqe dhe po kalonim një mbasdite të qetë. Ngjitur tek tavolina jonë erdhi një çift i ri dhe u ulën përballë njëri me tjetrin.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Isha ulur në një piceri me time shoqe dhe po kalonim një mbasdite të qetë. Ngjitur tek tavolina jonë erdhi një çift i ri. Ata u ulën përballë njëri me tjetrin. Pa u vonuar shumë, kamarieri erdhi dhe u solli menunë. Sapo vajza nisi të shfletojë dhe të shohë për ndonjë picë që i pëlqen, djali psherëtiu gjithë turinj: Jepi zgjidh një shpejt aty, nuk kam shumë kohë për të humbur. Ajo thjesht e pa dhe heshti. Fytyra

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

e saj ishte e zverdhur dhe balli i saj me bulëza djerse nga sikleti. Ajo dukej shumë e trishtuar. Djali u mundua ta ktheje pllakën dhe të bëhej më miqësor sipas mënyrës së tij, por ajo përsëri heshti dhe nuk i ktheu asnjë fjalë. Ai nuk kishte shumë durim dhe menjëherë i tha: Mjaft na lodhe kokën me këto tekat e tua, nuk kam durim të të mar me të mira ty tani. Ajo bëri atë që dinte të bënte më mirë, heshti. Mesa

duket heshtja dhe strukja ishte e vetmja mënyrë që ajo mendonte se mund ta mbronte. Vajza vetëm mblidhej, heshte dhe mundohej ta fshihte mërzinë e saj thellë brenda shpirtit. Kamarieri erdhi dhe u solli atë që kishin porositur. Vajza mori një copë dhe filloi të hajë ngadalë duke parë jashtë xhamit e përhumbur. Ai i palosi disa copa dhe i hëngri shpejt e shpejt. Pjesën tjetër e mblodhi dhe ia hodhi vajzës

në pjatën e saj duke i dhënë mesazhin që duhej të largoheshin. Filloi të shohë rreth e rrotull mos i tërhiqte vëmendjen ndonjë kamarieri për ti thënë ti paketojë copat që kishin mbetur dhe ti mernin me vete. Vajza me ballin e ngrysur e la përgjysmë atë që kishte nisur të hajë. Një zot e di çfarë trishtimi fshihej thellë në shpirtin e saj. Kamarieri erdhi dhe mori ato që kishin mbetur për ti paketuar. Vajza hapi

portofolin dhe nxori prej tij dhjetë mijë të vjetra duke i lënë mbi tavolinë. Ai e pa i vrenjtur, ia hodhi paratë në fytyrë dhe i tha: Futi ato atje ku i kishe, mos më bëj si interesante mua. Vajza refuzoi duke thënë se ishte ideja dhe dëshira e saj për të shkuar në piceri. Epo mirë meqë do të paguash ti paguaji, tha djali dhe e mori dhjetë mijë lekshin e saj dhe e futi në portofolin e tij pa u menduar dy herë.

Kamarieri erdhi dhe solli llogarinë. Ai nxori nga portofoli pesë mijë dhe pyeti vajzën mos kishte dy mijë të tjera sepse nuk donte të shkoqte dhjetë mijëshen. Ajo hapi portofolin me heshtjen e saj që e karakterizonte, kontrolloi për pak dhe gjeti dy mijë lek dhe i vuri në tavolinë. Ata u ngritën, u larguan. Në fytyrën e saj akoma qëndronin këmbëkryq zbehja dhe bulëzat e djersës dhe aspak ajo kënaqësi që njeriu

mer pasi i mbushet stomaku. Ata u larguan, por unë mbeta. Unë mbeta me një dëshirë të madhe që ajo të ndahej nga ai njeri një orë e më parë. Ose fiks sapo të dilte nga dera e këtij ambienti ku ajo hëngri picën më të hidhur që një njeri mund të hajë. Mësimi: Ishte një episod shumë i trishtë që për mendimin tim përkufizon një pjesë shumë të madhe të rinisë sonë. Mendoj që ka shumë meshkuj si ky djali dhe

shumë femra si kjo vajza të cilat durojnë pa fund përbuzjen dhe ofendimet e personit që kanë në krah. Është ironike në fakt, sepse supozohet që ai është personi i cili duhet të të mbështesë, të të dhurojë qetësi dhe lumturi. Duhet të jetë personi i cili sjell gëzim në sytë tuaj. Të dashura vajza, nuk dua të ju tregoj unë se çfarë të bëni, por një këshillë dua të jua jap. Hapni sytë dhe kuptoni se me kë po vendosni të kaloni jetën tuaj.

Scroll to Top