Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Askush nuk do të bëhet vonë, por thjesht disa njerëz e kanë të pamundur ta menaxhojnë kohën siç duhet. Dhe ndonëse vonesa kronike, konsiderohet si cilësi jo e mirë, të tillë njerëz kanë avantazhe fantastike. Bazuar në një studim kryer së fundmi nga ekspertë të Harvard-it, të vonohesh, i bën mirë shëndetit dhe jetës në përgjithësi. Pse ky përfundim do thoni ju?!
1. Njerëzit që vonohen janë më pak të stresuar se të tjerët
Ata që e kanë ves vonesën dhe s’vijnë kurrë në kohë, konsiderohen si më pak të përgjegjshëm nga të tjerët, por kjo është diçka e mirë sepse me shumë gjasa ata jetojnë më gjatë se të tjerët. Ekspertët e pohojnë këtë, duke thënë se ata që janë gjithnjë vonë, janë më të qetë në jetën e tyre, krahasuar me ata që mbërrijnë në kohë.
Njerëzit që vonohen, nuk lejojnë që afatet kohore të ndikojnë tek humori i tyre, prandaj janë më pak të stresuar.
2. Janë më të lumtur se të tjerët
E dini se vonesa lidhet me optimizmin dhe nivelin e lartë të entuziazmit? Kjo sepse këta njerëz janë gjithnjë në lëvizje për të menaxhuar gjithë situatat që i dalin para.
Janë gjithnjë optimistë dhe shohin anën më pozitive të gjërave. Të kesh një qasje pozitive ndaj jetën ndihmon në shëndetin e njerëzve dhe mbron zemrën.
3. Janë më inteligjentë se të tjerët
Njerëzit që vonohen, kryesisht dinë t’i zgjidhin problemet më mirë se të tjerët. Mendojeni vetë me sa sfida duhet të jenë përballur!
Kjo i bën më produktivë se të tjerët dhe rrjedhimisht, më të zgjuar.
4. Jetojnë më gjatë!
Për ta përmbledhur: të gjitha këto që përmendëm më sipër, i ndihmojnë këta njerëz të jetojnë më gjatë. Kështu që herën tjetër që do t’ju kryqëzojnë se u vonuat, lexojini këtë artikull.