Kejvina tregon TROÇ shifrat e frikshme: Ja sa fitoj çdo muaj nga puna si…

Jil
Jil
1 Min Read

“Big Brother Vip Albania” po servir çdo gjë që në ditët e para. Nuk kanë munguar që nga sherret, ofendimet, pëlqimet apo bisedat e ndryshme midis banorëve. Së fundmi Kejvina, Luizi, Tea dhe Genti kanë qenë duke qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit ku si “shqiptarë” që janë kanë hapur muhabetin e pagave. Sa paguhet njëri dhe sa paguhet tjetri. Pa u vendosur fare në siklet, Kejvina Kthella ka treguar shifrat e larta që paguhet si modele në Shqipëri dhe në Itali.

“Minimumi 6000-7000 euro në muaj. Marr disa kontrata”, është shprehur ajo.

Në këtë bisedë diçka tregoi edhe Tea Trifoni, por pa përmendur shifra.

Tea foli për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur falë pjesëmarrjes në programin e dashurisë “Për’puthen”.

Ajo ka treguar edhe për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”, ndërsa shprehet se “i ka ecur mirë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *